Andrea Barzagli ka thyer heshtjen për t’i thënë lamtumirë Leonardo Bonuccit pasi ky i fundit iu bashkua Milanit. Deri tani, vetëm Gigi Buffon kishte përshëdentur mbrojtësin publikisht, i cili u largua për te rivalët e Serie A pas shtatë viteve tek Juventus. “Kemi kaluar shtatë vite fantastike së bashku si shokë skuadre, të mbushura me fitore dhe arritje të mëdha,” shkruan Barzagli.
“Jemi përmirësuar së bashku, kemi mbështetur njëri-tjetrin duke krijuar një raport të mirë bashkë me Gigi dhe Gorgion, diçka që nuk e kisha përjetuar më përpara. Është i çuditshëm fakti që nuk të shoh më në dhomën e zhveshjes, të njëjtën dhomë që disa duan ta përçajnë me shpikjet e tyre. Por ne e dimë të vërtetën. Fat të mbarë në aventurën tënde të re, Leo.”