Nuk është pjesë nga lmat e Holliwoodit, por është momenti tmerrues kur një dallgë rreth 30 metra e lartë përplaset me anijen gjatë një stuhie të ashpër. Pamjet e lmuara në Detin e Veriut shfaqin dallgën gjigante që ngrihet para anijes dhe më pas përplaset me kiçin. Dallga mund të kishte rezultuar fatale nëse anija do të ishte më e vogël, por sipas “Daily Mail” ajo ia doli t’i rezistonte goditjes. Në një kohë që shumica e pasagjerëve ishin strukur diku në anije të frikësuar, burri pas kamerës duket i entuziazmuar nga pamja. Deti i Veriut, pjesë e Oqeanit Atlantik, ndodhet mes Britanisë së Madhe, Skandinavisë, Gjermanisë, Holandës, Belgjikës dhe Francës. Stuhitë dhe dallgët e mëdha janë të shpeshta në këtë zonë, por megjithatë pamje të tilla dramatike janë të rralla.
Ballë për ballë me “vdekjen” (VIDEO)
Leave a comment