Arrestimi i futbollistit shqiptar i cili aktivizohet me skuadrën italiane Virtus, ka ardhur pasi dyshohet për shitje ndeshjesh. Sipas asaj që raporton GSH, hetimi për futbollistin Armando Aruçi, 28 vjeç, është zhvilluar në San Marino.
Ndërkohë hetimet mësohet se kishin nisur disa muaj më parë dhe janë drejtuar nga kreu i komisariatit, Simone Luca Morsiani. Futbollisti shqiptar është arrestuar në flagrancë ku ka shkuar të ndjek finalen mes La Fioita dhe Tre Penne.