Raportet në Spanjë sugjerojnë se bosi i Manchester United, Jose Mourinho ka kontaktuar me Barcelona-n për mundësinë e nënshkrimit me Jordi Alba-n. Sipas “Diario Gol”, 28-vjeçari është identifikuar nga trajneri portugez si lojtari që ai dëshiron të forcojë krahun e majtë të mbrojtjes. Portali pretendon se edhe pse spanjollët janë siguruar nga trajneri i ri Ernesto Valverde se ai do të jetë pjesë e planeve të tij në sezonin e ardhshëm, interesi i “Djajve të Kuq” mund ta bëjë lojtarin e kombëtares spanjolle të vendosë për të kaluar në Premier League.
Me Luke Shaw që nuk arriti të impresiononte dhe Marcus Rojo dhe Daley Blind më të përshtatshëm në qendër të mbrojtjes, Mourinho e sheh Alba-n si lojtarin ideal për krahun e majtë të mbrojtjes, kur ai do të përpiqet të luftojë për titullin e Premier League. Pas përfundimit të nënshkrimit prej 31 milionë dollarësh të qendërmbrojtësit të Suedisë, Victor Lindelöf, Mourinho është ende në kërkim të një kualiteti të majtë. Nelson Semedo i Benfica-s është përmendur shpesh ashtu si Danny Rose i Tottenham Hotspur. Alba megjithatë, tani mund të jetë objektivi kryesor.