Kryetari i Bashkimit për Integrim, Ali Ahmeti, sot ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së madhe të Fitër Bajramit. „Të dashur besimtar, urime festën e madhe të Fitër Bajramit me dëshirat më të sinqerta për shëndet, urtësi, mirëqenie dhe harmoni në familjet tuaja.Ditët e mira si kjo vijnë pas një përkushtimi dhe sakrificash. Pas një periudhe krizash të një pas njëshme, dhe përkushtimit tonë të palëkundur për vlerat demokratike dhe rrugëtimin tonë euro-atlantik, Ju uroj ditë dhe vite të progresit dhe mbarësisë. Qofshim më të mirë për veten, për njëri tjetrin dhe për shoqërinë”, qëndron në urimin e kryetarit të BDI-së.