Provat shkencore tregojnë se lufta është e lidhur ngushtë me shoqërinë njerëzore. A mos jemi të destinuar të jetojmë në konflikt të përjetshëm? Por kjo do të ishte një mënyrë shumë e mangët e të parit të kësaj teorie. Edhe nëse ne jemi luftëtarë të lindur, po kështu jemi edhe paqedashës dhe paqebërës të lindur. Speciet që na mallkuan ne me Adolf Hitlerin, na bekuan gjithashtu me Mahatma Gandhin. Në fakt, shumica e qenieve njerëzore dhe shoqërive kalojnë më shumë kohë në paqe se sa në luftë. Duke përshtatur tekstin e një studimi të The New Scientist, bota.al, pasi ka përzgjedhur materialet filmike, ka përgatitur një speciale në formë minidokumentari.