Një vajzë 10 vjeçare nga India që kishte mbetur shtatzënë pas një dhunimi, ka lindur foshnjën e saj. Vajza, së cilës i ishte refuzuar abortimi nga Gjykata Supreme në Indi tash është në gjendje të mirë shëndetësore, shkruan Inews. Ajo është e pavetëdijshme se ka qenë shtatzënë ose edhe që ka sjell një bebe në jetë. Prindërit e saj janë duke u munduar që t’i shpjegojnë asaj se i është nënshtruar një operimi për ta hequr një gur nga barku. Operimi i lindjes së 10 vjeçares është kryer në qytetin e Chandigarth në orën 9:22 të mëngjesit.