Novi Sad, 10 tetor – Zyrtarizohet “Minis Shengeni” i paralajmëruar kohë më parë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Dje në Novi Sad, kryeministri i Shqipërisë, ai i Serbisë dhe i Maqedonisë – Edi Rama, Alekandar Vuçiç dhe Zoran Zaev u zotuan se do të çojnë përpara të gjitha angazhimet që kanë marrë për bashkëpunimin e thellë midis tre shteteve.
Duke folur në konferencën e përbashkët pas firmosjes së Deklaratës së përbashkët, kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se angazhimet dhe projektet që synohen të çohen përpara janë dakordësuar në kuadër të Procesit të Berlinit, ndërsa tani po zyrtarizohen. Në konferencën e përbashkët për media, Vuçiq tha se synim i kësaj nisme është që deri në fund të vitit 2021 të krijohen kushtet që qytetarët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të kalojnë kufijtë e tri vendeve me letërnjoftime.
Deklarata e përbashkët bazohet në implementimin e katër lirive themelore kyçe të BE-së për Ballkanin Perëndimor: për qarkullim të lirë të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve. Me të, siç thanë tre kryeministrat – me mbështetje të BE-së, fillon procesi në të cilin janë thirrur të kyçen edhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor…. (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)