Ziadin Sela, është zyrtarisht kandidat për kryetar të komunës së Strugës nga Aleanca për Shqiptarët. Vendimi përfundimtar ka dalë nga dega e Strugës, ku lideri i Aleancës Sela do të jetë njëri nga kandidatët në garën për kryetar të këtij qyteti.
“Zyrtarisht, kandidat për kryetar të Komunës së Strugës, nga dega e Strugës zgjidhet, Ziadin Sela. Na priftë e mbara!”, qëndron në faqen në Fejsbuk të kësaj partie, njofton Medial.mk.
Nga emrat tjerë që pretendohet të garojnë në këtë komunë, sa u takon partive shqiptare, sillen emrat e Ramiz Merkos nga BDI si dhe Arben Labënishti nga BESA.