Los Angeles Galaxy ka lajmëruar se Zlatan Ibrahimovic ka nënshkruar sot rinovimin e kontratës. “Jemi shumë të kënaqur të lajmërojmë se Zlatan ka nënshkruar një kontratë re me ne dhe do të kthehet për sezonin 2019-të”, ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i klubit, Dennis te Kloese.
We will be there! Will the rest of you? 🦁 #LAGalaxy #MLZ #zLAtan @Ibra_official @LAGalaxy pic.twitter.com/uT5MxNf4HF
— Angel City Brigade (@ACBrigade) December 18, 2018
“Ai ka treguar vlerën e tij sezonin e kaluar dhe ne presim me padurim që ai të përfaqësojë ngjyrat e skuadrës vitin e ardhshëm. Me kthimin e tij ne do të vazhdojmë të përmirësojmë skuadrën në të ardhmen”.
Ibrahimovic realizoi 22 gola dhe dha 10 asiste në 27 ndeshje të luajtura në sezonin e rregullt të MLS-së, duke u bërë lojtari i tretë në historinë e këtij kampionati me 20 gola dhe 10 asiste në një sezon.