Tre lojtarët e fundit, që garojnë për çmimin prestigjoz “Golden Boy”, janë emëruar tashmë. Ata janë Kylian Mbappe, Gabriel Jesus dhe Ousmane Dembele. Gazeta italiane “Tuttosport” kishte emëruar fillimisht një listë të shkurtër prej 24 personash për çmimin, por lojtarët e Manchester United, Marcus Rashford, dhe Christian Pulisic i Borussia Dortmund, tani janë jashtë konkurimit. Në vend të kësaj, Mbappe i PSG-së vazhdon të kryesojë “fushën”, pasi ka përfunduar një lëvizje huazimi nga Monako te PSG-së në verë. Ai pritet të përfundojë një lëvizje të përhershme në kryeqytet verën e ardhshme, për një shumë prej 160 milionë euro, duke u rritur deri në 180 milionë euro bashkë me shpërblimet.
Ndërkohë, bashkëlojtari ndërkombëtar i Francës, Dembele, që tashmë e ka përfunduar një lëvizje gjigande të tij, duke shkuar në Barcelonë, këtë verë, për 105 milionë euro, para pagesave shtesë. Kompletimi i treshes së këtij çmimi vjen nga Mançester Siti, me sulmuesin Gabriel Jesus. Braziliani është konsideruar tashmë në një pozitë të barabartë me Sergio Aguero dhe ka gjashtë gola të shënuar në Premier League, në shtatë paraqitje të këtij sezoni. Fituesi, i cili do të ndjekë gjurmët e Renato Sanches, që aktualisht është në huazim te Swansea nga Bayern Munich, do të zbulohet më 23 tetor.