Londër, 10 qershor – Faza e parë e garës për pasardhësin e Tereza Mejit zyrtarisht ka filluar sot me dorëzimin e kandidaturave që duhet të mbështeten nga tetë deputetë.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Boris Xhonson, është favorit për pasardhës të Mejit, të udhëhequr nga Partia Konservatore, pasi Meji të premten ka dhënë dorëheqje për shkak të mossuksesit për marrëveshjen e saj për bregzitin në parlament.
Mej do të mbetet kryeminsitre deri në zgjedhjen e zëvendësit të saj.
Ministri i Mjedisit të Jetesës, Majkëll Gouv, dhe ministri i Punëve të Jashtme, Xheremi Hant, zyrtarisht i kanë filluar dhe konsiderohen për konkurrentë kryesor të Xhonsonit. Kandidaturat për garën për pasardhës do të mbyllen në orën 5 pasdite. Gjithsej 11 përfaqësues kanë shpallur se do të kandidohen.