Në rajonin autonom spanjoll Katalonia mbrëmë zyrtarisht filloi fushata për referendumin për pavarësinë e rajonit, me miting të madh në qytetin Taragona në të cilin mori pjesë edhe kryetari i Qeverisë katalonjase, Karles Puçdemon.
Autoritetet rajonale në Barcelonë e caktuan referendumin për pavarësinë e Katalonjës për 1 tetor, por vendimin e tillë Qeveria spanjolle e shpalli të paligjshme, pas çka Gjykata Kushtetuese e Spanjës urdhëroi ngrirje të zgjidhjes për mbajtjen e plebishit deri në deklarimin e tij përfundimtar rreth kushtetutshmërisë së tërë procedurës.
Autoritetet qendrore i urdhëruan policisë t’i pamundësojnë përgatitjet për mbajtjen e referendumit, ndërsa Prokuroria Publike spanjolle u kërcënua me masa ndëshkuese kundër të gjithëve të cilët do të marrin pjesë në organizimin e prononcimit.
Autoritetet civile të Barcelonës, nga ana e tyre, bënë të ditur se të gjithë banorët e qytetit do të mund lirisht të votojnë në referendum dhe paralajmëruan marrje masash për mbrojtje të nëpunësve shtetërorë nga procedurat ndëshkuese, për shkak të pjesëmarrjes së tyre në përgatitjet për deklarimin në referendum.