Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se të gjithë zyrtarët e lartë të cilët janë të përfshirë në afera korruptive, qofshin ata gjyqtarë e prokurorë, duhet të lëshojën rrugë, pasi që sipas tij, Kosova nuk duhet të mbetet peng, as i politikanëve e as gjyqtarëve e prokurorëve
“… Prokurorët dhe njerëzit që nuk arrijnë me e përmbushë mandatin e tyre, qofshin ata gjyqtarë apo prokurorë, duhet të lëshojnë rrugë, pasi që Kosova nuk mundet me mbet peng i askujt, as i ministrave as i politikanëve, i gjyqtarëve e prokurorëve. Prandaj mendoj që është shumë e rëndësishme që jemi në një rrugë të mirë, kemi pas suksese, mirëpo presim një angazhim më të madh”.
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndryshe është edhe një nga kriteret që Kosova ta marrë dritën e gjelbër për liberalizim.
“Normalisht lufta në Kosovë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, nuk mund të lidhet me 42 raste sa janë shënjestruar sepse ka me qindra dhe mijëra raste të tjera që janë në prokuroritë themelore të Kosovës dhe në Gjykatat tona që janë mjaft të rëndësishme pra për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, nuk mund të themi që s’kemi pas sukses. Jemi vlerësuar pozitivisht nga komisioni Evropian, gjë që edhe ka rekomanduar liberalizmin për qytetarët tanë, pasi Kosova i ka plotësuar kriteret që janë të parashtrua nga BE-ja. Pastaj është çështja e vullnetit politik të shteteve veç e veç, që s’kanë pas vullnet politik pra që të arrijnë tek një konsensus për një liberalizim të vizave për Kosovën, në anën tjetër ne kushtet i kemi përmbushë”, tha Tahiri.
Tahiri u shpreh se Kosova ka dështuar sa i përket aspektit të konfiskimit të pasurisë, e këtij dështimi, Tahiri thotë se i kanë prirë edhe dy institucionet ndërkombëtare të cilat ishin të angazhuara në Kosovë, UNMIK-u dhe EULEX-i.