UEFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Cristiano Ronaldos për mënyrën e festimit të tij në triumfin ndaj Atletico Madridit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve. 34-vjeçari e kaloi skuadrën e tij në çerekfinale me një super het-trik në ndeshjen e kthimit në Torino, duke e përmbysur fitoren e Alteticos në ndeshjen e parë 2:0, bën të ditur Gazeta Express, transmeton gazeta KOHA.
Ronaldo e festoi njërin prej tre golave të tij duke e imituar festimin e Diego Simeones duke i hapur “topat” në ndeshjen e parë, për të cilin argjentinasi u gjobit me 17 mijë funte. Ronaldo akuzohet për sjellje të pahijshme.
Organi i UEFA-s për Etikë dhe Disiplinë do të merret me këtë rast më 21 mars.