Kapiteni i Real Madrid Sergio Ramos është pezulluar me dy ndeshje në UEFA pasi ka marrë karton të verdhë me dashje. Ramos i ka shkaktuar një faull Kasper Dolberg në minutën e 89-të gjatë fitores 2-1 të Real Madrid ndaj Ajax.
Ndërhyrja ishte e rëndë dhe si pasojë arbitri akordoi karton të verdhë ndaj qendërmbrojtësit, çka do të shoshte se do të pezullohej për ndeshjen e kthimit.
Megjithatë, pas hetimeve, UEFA ka vendosur ta shtojë edhe një ndeshje pezullimin e Ramos, pasi ka marrë me dashje kartonin e verdhë.