Sot dhe zyrtarisht, Fernando Torres i dha fund karrierës së tij në futbollin profesionist.Torres një lojtar super i shkathët me lëvizje driblime dhe vrastar para golit, ai përmes një njoftimin në ‘Twitter’ ka treguar se po përshëndetet me futbollin, bën të itur GazetaBlic, përcjellë gazeta Koha.
“Unë kam për t’iu thënë diçka të rëndësishme. Pas 18 vitesh plotë emocion, ka ardhur koha ta përfundoj karrierën time”, shkruan Torres.
Të dielën e ardhshme, në ora 10:00, do të ketë një konferencë për shtyp, ku lojtari do të shpjegojë arsyet.
Kujtojmë se Torres ishte 9-sh fantastik ku veshi fanellën e skuadrave të mëdha si Atletico Madrid, Liverpool, Chelsea dhe Milan.