Shkup, 3 gusht – Kryeparlamentari Talat Xhaferi, i cili ishte i hospitalizuar për disa ditë me radhë, sot ka dal nga Klinika për sëmundje ngjitëse, ndërsa nesër do të udhëheq me seancën konstituive të Parlamentit, informon KOHA.
Lajmin për gazetën KOHA e kanë konfirmuar nga kabineti i kryeparlamentarit Talat Xhaferi. “Po, kryetari i Parlamentit do ta udhëheq seancën konstituive të përbërjes së dhjetë parlamentare të Maqedonisë së Veriut. Ai është shëndoshë e mirë dhe nesër do të paraqitet në punë”, deklaruan për gazetën “KOHA” nga kabineti i kreyparlamentarit Xhaferi. (koha.mk)