Real Madrid ka emëruar Santiago Solari-n si trajnerin e përhershëm të klubit deri në qershor të vitit 2021. Solari u punësua si trajner i përkohshëm më 29 tetor pas shkarkimit të trajnerit spanjoll Julen Lopetegui. Që prej atij momenti Real ka fituar katër ndeshjet e luajtura, starti më i mirë i një trajneri në historinë e klubit. Fitoret e Solari-t me Los Blancos kanë qenë ndaj Melilla në Copa del Rey, Viktoria Plzen në Champions League, dhe Real Valladoilid me Celta Vigo në La Liga. Në këto ndeshje, Real ka shënuar 15 gola duke pësuar dy. Klubi, që ka konfirmuar zyrtarisht Solari-n ka dhënë një deklaratë të shkurtër në faqen zyrtare.