Tashmë është zyrtare, Adrien Rabiot është një lojtar i Juventus. Pasi përfundoi vizitat mjekësore, klubi ka konfirmuar blerjen mbrëmjen e së hënës.
Pasi nuk ra dakord për një kontratë të re te Paris Saint-Germain, mesfushori i talentuar francez është bindur nga projekti i bardhezinjve.
Radiot do të takojë gazetarët ditën e martë në Allianz Stadium për të kryer intervistën e parë si lojtari i Juventus.