Pjaca tashmë është lojtar i Schalkes. Mesfushori kroat, Marko Pjaca, ka kaluar tashmë testet mjekësore dhe është lojtari më i ri i Schalkes. Lojtari u shpreh i lumtur për këtë kalim, teksa tregoi se Hoewedes e ndihmoi të transferohet në Bundesliga. “Kam folur me Bene Hoewedes shumë rreth Schalkes dhe më ka thënë shumë gjëra pozitive për klubin, tifozët etj…”, u shpreh Pjaca. Klubi gjerman ka njoftuar se ka trasnferuar kroatin në formë huazimi deri në fund të sezonit