Neymari është edhe zyrtarisht lojtari më i shtrenjtë në botë, pasi është transferuar te PSG-ja për 222 milionë euro nga Barcelona. Këtë e ka konfirmuar klubi francez përmes faqes zyrtare, transmeton Koha.net. Neymari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me PSG-në.
“PSG-ja është e lumtur të konfirmojë ardhjen e Neymarit në ekip. Të enjten braziliani nënshkroi kontratë pesë vjeçare. Neymari tani është pjesë e klubit nga kryeqyteti francez deri më 30 qershor 2022”, thuhet në konfirmimin e klubit francez.