Daniel James është zyrtarisht lojtar i Manchester United, që vjen nga Swansea City, duke u bërë nënshkrimi i parë i epokës së Ole Gunnar Solskjaer në “Old Trafford”.
Në një deklaratë në faqen e tyre, “Djajtë e kuq” konfirmuan lajmin duke thënë: “Manchester United njofton me kënaqësi se ka rënë dakord, në parim, me të dy Swansea City dhe Daniel James për transferimin e tij në klub.
Daniel ka përfunduar me sukses vizitat mjekësore në Aon Training Complex.
Detaje të mëtejshme do të komunikohen sapo të hapet dritarja ndërkombëtare e transferimit javën e ardhshme”.
Mediet angleze bëjnë me dije se marrëveshja është arritur për 15 milionë paund (16.5 mln euro) dhe 3 milionë paund (3.3 mln euro) të tjera do të jenë në formën e bonuseve.
James është 21 vjeç dhe luan si sulmues në krahun e majtë, teksa këtë sezon ka luajtur në 33 ndeshje në Championship me Swanse, ku ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 9 asist.