Marcello Lippi bën prapakthehu. Trajneri italian është rimemëruar në stolin e përfaqësueses kineze vetëm 4 muaj pasi dha dorëheqjen pas eliminiminit të “dragonjëve” nga Kupa e Azisë. Lajmin e ka zyrtarizuar Federata Kineze e Futbollit, me Lippin që do të qëndrojë në stolin e Kinës deri në fund të Botërorit Katar 2022 me objektivin për t’i kualifikuar Dragonjtë në këtë event madhor.