Mariano, i transferuari nga Lyon – do ta bartë fanellën me numrin 7 në Madrid. Sulmuesi 25-vjecar, Mariano Diaz, është prezantuar në “Santiago Bernabeu”, i cili ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, që do ta mbajë në Madrid deri në vitin 2023.
Ai edhe zyrtarisht do ta bartë numrin 7, atë që për tetë sezone, duke përjashtuar të parin – e kishte Cristiano Ronaldo, ku realizoi 450 gola në 438 paraqitje.
Sipas medieve spanjolle, Mariano, që u kthye në Madrid pas vetëm një viti në Lyon pasi ishte larguar me kërkesë të Zinedine Zidane në vitin 2017, ia ka shtuar edhe më shumë presionin vetës me numrin që dikur e kanë bartur legjenda si Raul, Butragueno e shumë të tjerë… së fundmi Ronaldo. /Insporti.com