Zyrtare, Klopp rinovon me Liverpoolin deri në vitin 2024!

7

Jurgen Klopp, trajneri i mrekullive te Liverpooli zgjat zyrtarisht bashkëpunimin me The Reds. Klopp është shpërblyer nga drejtuesit e Liverpool për punën e shkëlqyer që ka zhvilluar gjatë këtyre viteve të fundit, pasi ka rinovuar zyrtarisht kontratën me kampionët në fuqi të Europës deri në verën e vitit 2024.

Triumfi në Champions por edhe ecuria fantastike gjatë dy sezoneve të fundit në kampionat sidomos gjatë këtij edicioni me Liverpoolin që kryeson Premier Leaguen me 8 pikë më shumë se Leicester i vendit të dytë, kanë bërë që gjermanit t’i propozohet një marrëveshje e re pasi kontrata e mëparshme i skadonte në verën e vitit 2022.

Nga kontrata e re Klopp do të bëhet edhe një nga trajnerët më të paguar në qarkullim ndërkohë që bie poshtë edhe hipoteza që trajneri aktual i The Reds të marrë drejtimin e Gjermanisë në të ardhmen, pasi Klopp do të jetë i lidhur me Liverpoolin edhe për 5 vitet e ardhshme.

Përveç rinovimit me Liverpoolin në orët e fundit është vlerësuar nga Premier League edhe si trajneri më i mirë i muajit nëntor.

Comments are closed.