Bayern Munich ka lajmëruar shitjen e Douglas Costa tek Juventus për 46 milionë euro. Costa u transferua këtë verë tek Juventus në formë huazimi dhe drejtori ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinze Rummenigge ka lajmëruar tani blerjen përfundimtare të sulmuesit nga ana e kampionëve në fuqi të Italisë. Pagesa përfshin 6 milionë eurot e paguara në fillimi nga Juventus për huazimin e brazilianit, plus 40 milionë eurot e paguara për blerjen e plotë të kartonit.
Kjo është shuma më e madhe që Bayern ka marrë për një lojtar. “Douglas Costa ka qenë i huazuar, por tani është shitur përfundimisht tek Juventus për 46 milionë euro”, ka thënë Rummenige gjatë takimit të përvitshëm të zhvilluar në “Audi Dome” të Mynihut. Costa u transferua te Bayern nga Shakhtar Donetsk në 2015-ën dhe ka realizuar 17 gola në 44 ndeshje me bavarezët. Deri tani, 27-vjeçari brazilian ka luajtur 16 ndeshje me Juventus dhe ka shënuar vetëm 1 gol.