Interi ka njoftuar se trajneri Luciano Spalletti është larguar nga klubi, duke hapur rrugën kështu për Antonio Conten, i cili pritet të emërohet trajner i ri. Njoftimi nuk vjen si befasi, pavarësisht se Spalletti po mban zi për vdekjen e vëllait të tij vetëm dy ditë më parë, duke pasur parasysh se Conte ka rënë dakord për një kontratë trevjeçare me Interin.
“FC Internazionale Milano mund të konfirmojë se Luciano Spalletti nuk është më trajner i ekipit të parë. Klubi dëshiron të falënderojë Spalletin për punën e tij dhe rezultatet e arritura së bashku”, thuhet në njoftimin e Interit.
60-vjeçari u transferua në San Siro nga Roma në verën e vitit 2017 dhe udhëhoqi Nerazzurët në dy kualifikime të njëpasnjëshme të Ligës së Kampionëve pas shtatë viteve.
Megjithatë, ai me sa duket ka paguar çmimin për dështimin për rivalizuar për të sfiduar Scudetton ose për të fituar ndonjë kupë në dy sezonet e tij me Interin.
Spalletti pritet të zëvendësohet nga Conte, ndërsa Gazzetta dello Sport njofton se emërimi i tij do të formalizohet të premten.