Cesc Fabregas i është bashkuar Thierry Henry te Monaco. Tani është gjithçka zyrtare. Ish-ylli i Chelsea-t ka nënshkruar një kontratë deri në 2022-shin me klubin francez. Pas eksepriencave me Arsenal, Chelsea dhe Barcelona, spanjolli është gati për një aventurë të re sportive. Fabregas është kërkuar me ngulm edhe nga Milan-i në javët e kaluara, por në fund ka zgjedhur transferimin në Ligue 1.
Annonce Fabregas pic.twitter.com/JW2TWJJqBr
— AS Monaco 🇲🇨 (@AS_Monaco) January 11, 2019