Tashmë është zyrtare, në Kupën e Botës “Rusi 2018” do të aplikohet Video Asistenti i Arbitrit (VAR). Këshilli i FIFA-s ka ndezur dritën jeshile për përdorimin e teknologjisë në ndihmë të arbitrit gjatë kompeticionit më të rëndësishëm në futbollin botëror, gjatë kampionatit që do të zhvillohet gjatë periudhës 14 qershor-15 korrik në Rusi. Në datë 3 mars, Bordi Ndërkombëtar (IFAB) njoftoi përdorimin e video-arbitrimit për kampionatin botëror, pas miratimit unanim, ndërsa këtë të premte, në Bogota, trupa qeverisëse e FIFA-s ka konfirmuar ka konfirmuar gjithçka.
“Në Rusi 2018 do të jemi dëshmitarë për të parën herë të Kupës së Botës me VAR, që është miratuar, vendosur dhe ne jemi natyrisht shumë të lumtur me këtë vendim”, deklaroi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino në konferencën për mediat pas seancës së Këshillit. Përdorimi i VAR do të kufizohet në katër raste: gola ose jo; direkt karton i kuq (jo për karton të dytë të verdhë) dhe gabim identifikimi (kur arbitri paralajmëron ose përjashton futbollistin e gabuar të skuadrës që ka bërë faullin).
Infantino, i cili udhëhoqi takimin e IFAB të 3 marsit, garantoi se arbitrat që do të shkojnë në Rusi janë gati të përdorin VAR, sepse FIFA ka punuar me ata prej disa kohësh. “Nëse mund të ndihmojmë arbitrat që të marrin vendimet e duhura, atëherë ne do të bëjmë një hap të madh përpara. Është në dyshim, por është një sistem asistimi pë rata, sepse rreziku i një gabimi arbitrar korigjohet në këtë mënyrë”, deklaroi presidenti i trupës së qeverisjes së futbollit.