Shkup, 14 qershor – Futbollisti shqiptari nga Shkupi, Besir Demiri karrierën e tij futbollistike do ta vazhdoje te ekipi sllovak Zhilina”, bën të ditur gazeta KOHA.
Futbollisti shkupjan së fundmi ishte pjesë e skuadrës ukrainase Mariuopol me të cilët ishte i lidhur deri në fund të këtij sezoni. Ai tani do të vesh fanellën e Zhilinës në tre vitet e ardhshme me të cilin kontrata do ti përfundon me 30 qershor të vitit 2022.
Pas prezantimit në fanellën e Zhilina-s, për gazetën KOHA, ka folur vetë Besir Demiri. “Agjenti im më tregoi për interesin e skuadrës së Zhilinës. Un edhe pse kisha oferta nga ekipe tjera në fund së bashku me menaxherin vendosëm që të pranojmë ofertën e ekipit sllovak. Jam i kënaqur me kushtet që mi kanë ofruar, ndërsa nënshkrova kontratë tre vjeçare. Shpresoj se ardhja te Zhilina do të jetë një hap i mirë në karrierën time”, deklaroi Besiri Demir për gazetën Koha.
Cekim, 24-vjeçari në të shkuarën është aktivizuar me Shkëndijën dhe Vardarin, ndërkohë që tërhoqi vëmendjen edhe të ish-trajneri Kristian Panuçi, i cili e ftoi në kombëtare e Shqipërisë mbrojtësin e majtë. Demiri zgjodhi të linte Maqedoninë e Veriut për Shqipërinë, por ende nuk ka debutuar me kuqezinjtë. (F.Nuhiu)