Barcelona ka konfirmuar marrëveshjen me Sevillan për shitjen e Munir El-Haddadi. Munir ka nënshkruar kontratë tre vjet e gjysmë me Sevillën, e cila do t’ia paguajë ‘Blaugranëve’ mbi 1 milionë euro për shërbimet e tij, përcjell Periskopi.n”Barcelona dhe Sevilla kanë arritur marrëveshje për transferimin e Munir El Haddadit.
Sevilla do t’ia paguajë Barcelonës 1.050.000 euro për shërbimet e tij”, njofton ekipi i Barcelonës në faqen zyrtare. Kontrata e 23 vjeçarit do përfundonte në fund të këtij sezoni dhe ekipi katalanas e shiti para se të largohej me parametra zero. Anësori luajti 33 herë me ekipin e parë të Barcelonës dhe shënoi pesë gola.