Klubi katalunas ka bërë me dije se përfaqësuesit ligjorë të sulmuesit brazilian kanë kryer pagesën për prishjen e njëanshme të kontratës së sulmuesit brazilian. “Të enjten pasdite përfaqësuesit ligjorë të Neymar Jr kanë vizituar personalisht zyrat e klubit katalunase dhe kanë bërë pagesën prej 222 milionë eurove në emër të lojtarit”, thuhet fillimisht në njoftimin e Barcelonës.
“Kjo pagesë është bërë në lidhje me ndërprerjen e njëanshme të kontratës që bashkonte të dyja palët”.
“Si i tillë, klubi do t’i kalojë UEFA-s detajet e operacionit të mësipërm në mënyrë që ata të mund të përcaktojnë përgjegjësitë disiplinore që mund të lindin nga ky rast”, përfundon njoftimin e klubit të madh spanjoll.