Facebook ka bërë të ditur planet për të transformuar zyrat qendrore në Silicon Valley në një “fshat” të kompletuar me dyqane dhe 1500 shtëpi. Planet për “Kampusin Willov” u nxitën nga strehimi joadekuat dhe transporti publik për punonjësit e Facebook, thuhet sipas zëvendës presidentit për pasuri globale dhe patundshmëri John Tenanes. Kompanitë teknologjike në zonën e San Franciskos ka kohë që janë fajësuar për bërjen e zonës së papërballueshme, transmeton Gazeta Express. Por Tenanes tha se kompania dëshiron të kontribuoj në komunitet, dhe 1500 shtëpitë do të jenë të gatshme për të gjithë punonjësit. Me planin e ndërtimit, Facebook tha se dëshiron të investojë në Parkun Menlo, një qytet rreth 45km në jug të San Franciskos, aty ku u shpërngul më 2011. Kampusi i propozuar Willow do të përfshijë 1.75 milionë m2 hapësirë zyrash, 125.000 m2 hapësirë të shitjes me pakicë dhe 1500 shtëpi të hapura për njerëzit e kompanisë.
Zyrat qendrore të Facebook shndërrohen në fshat të madh për punëtorët e tij (FOTO)
Leave a comment