Gjenevë, 18 qershor – Rrethanat që sollën deri te vdekja e ish presidentit egjiptian Mohamed Morsi duhet të pastrohen nga ana e trupit të pavarur hetues, kumtoi zyra e KB-së për të drejtat e njeriut. “Kushtet në paraburgimin e Morsit duhet të jenë pjesë e hetimit”, tha zëdhënësi i Zyrës së KB-së për të drejtat e njeriut Rupert Kolvin në Gjenevë, dhe e theksoi brengën për qasjen e të burgosurit deri te kujdesi shëndetësor adekuat, familja dhe avokatët pothuajse gjatë gjashtë viteve aq sa ishte pas grilave.
Hetimin duhet menjëherë ta zbatojë organi i paanshëm i cili është i pavarur nga organi që e arrestoi”, shtoi Kolvil. Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, i cili dje vdiq gjatë gjykimit, sot ishte varrosur në fshehtësi në Kajro. Lëvizja islamiste Vëllazëria myslimane mbrëmë kumtoi se vdekja e Morsit në tërësi është “vrasje” dhe u bëri thirrje egjiptianëve në mënyrë masive të marrin pjesë në varrimin e presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në vend. Lëvizja bëri thirrje edhe në tubime para ambasadave të Egjiptit përreth botës, transmeton KOHA.
Morsi dje vdiq nga sulmi në zemër gjatë gjykimit gjoja për spiunim. Ahmet, djali i Morsit sot në Facebook publikoi se babai i tij tashmë është varrosur në Kajro. Në varrimin kanë marrë pjesë vetëm anëtarët e familjes. Ministria egjiptiane e Punëve të Brendshme pas vdekejs së Morsit shpalli situatë alarmante në vend dhe angazhon numër plotësues të policëve. Gjithashtu është miratuar edhe plani “C”, i cili mundëson ngritje të operacioneve kundër strukturave terroriste.