Shkup, 13 qershor – Zyra e kancelares gjermane Angela Merkel ka dalë me një komunikatë të shkurtë pas takimit të sotëm me kryeministrin Zoran Zaev në Berlin.
Merkel dhe Zaev, siç theksohet, kanë biseduar për raportet bilaterale, ndërsa fokusi ka qenë edhe në “çështje të politikës së jashtme dhe politikës evropiane”.
Në komunikatë nuk precizohet qëndrimi i Merkelit për pritjet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për caktimin e datës për fillim të negociatave me BE-në.
“Gjermania bashkë me Francën kanë vënë qëllimin- forcim i stabilitetit në rajonin e Ballkanit. Hap i rëndësishëm drejt saj ka qenë zgjidhja e kontestit të emrit me emrin “Maqedoni”. Në organizimin e KB-së, shteti ballkanik prej 12 shkurtit 2019 riemërtohet në Maqedonia e Veriut me çka i jepet fund kontestit të emrit me Greqinë që ka zgjatur prej vitit 1991. Në prill kryeministri Zoran Zaev poashtu ka marrë pjesë në takimin për Ballkanin Perëndimor të cilin e organizon kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Makron”, thuhet në komunikatën e kancelares gjermane Angela Merkel pas takimit 40 minutash me kryeministrin Zoran Zaev.