Zyra e Helsinklit e hapur për qytetarët për ankesa për referendumin

Zyra e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë sot do të hapet me qëllim që t’u mundësojë qytetarëve të denoncojnë shkelje të së drejtës zgjedhore në prononcimin për referendumin.

Komiteti, siç theksohet në kumtesën e tyre, i inkurajon të gjithë qytetarët të cilët mendojnë se e drejta e tyre zgjedhore është shkelur ta denoncojnë rastin në Zyrën e Komitetit, që ndodhet në rrugën “Naum Naumovski Borçe” nr. 83. Nëse qytetarëve u duhet hartë për lokacionin e Komitetit mund ta gjejnë në faqen e internetit :http://mhc.org.mk/pages/contact.

Nëse qytetarët nuk kanë mundësi të vijnë deri te ambientet e Komitetit të Helsinkit, rastet e shkeljes të të drejtës zgjedhore mund t’i denoncoinë edhe përmes linjës telefonike fikse dhe celulare +389 (0)2 3119 073 dhe +389 (0)72 278 436.

Qytetarët mund t’i dorëzojnë denoncimet duke i theksuar të dhënat e tyre personale apo anonime. Të gjitha denoncimet deri te Komiteti do të hetohen plotësisht me qëllim që të verifikohet besueshmëria e tyre.

Fshehtësia dhe pacenueshmëria e të dhënave personale janë të garantuara nga ana e Komitetit dhe të njëjtat nuk do të publikohen pa leje paraprake nga ane e qytetarëve të cilët e kanë denoncuar shkeljen, theksohet në kumtesën e Komitetit të Helsinkit.