Shkup, 5 tetor – Situatat dhe problemet e konstatuara me Listën zgjedhore dhe me realizimin e së drejtës së votës, do të jenë temë e brifingut të sotëm për mediuemt që do të mbahet në Zyren e Avokatit të popullit.
Sipas Zyres, problemet me Listën zgjedhore dhe me realizimin e sëd rejtës së votës po zvarriten tashmë disa cikle zgjedhore, për çka Avokati i popullit ka përgatitur edhe raport të posaçëm.
Problemet, siç thekson Zyra, u konfirmuan edhe në ditën e mbajtjes së referendumit.