Në përpjekje për t’u marrë më seriozisht me punën e saj, një gazetare e re sportive ka vendosur që t’i nënshtrohet kirurgjisë për të zvogëluar gjoksin. Ajo është Natalia Jersonsky, e njohur si Nati Jota. 24-vjeçarja është një gazetare e njohur e televizionit “ESPN” në Argjentinë. Nati Jota ka një numër të madh fansash me 1.1 milionë ndjekës në profilin e saj në rrjetin social “Instagram” dhe 850.000 fansa të tjerë në “Twitter”.
Mirror” shkruan se Jersonsky vendosi të bëjë kirurgji sepse ndjente se nuk e merrnin seriozisht në profesionin e saj për shkak të gjoksit të madh. Gjithashtu thuhet se 24-vjeçarja iu nënshtrua operacionit kohët e fundit, dhe ndau një video në mediat sociale nga shtrati i spitalit duke falënderuar fansat për “komentet e tyre” dhe duke shpjeguar se procedura përfundoi me sukses.
“Dua që njerëzit të më shohin në fytyrë kur flas”, tha gazetarja duke shtuar se çdo herë që publikonte një foto ku mendonte se dukej bukur, të gjitha komentet përqendroheshin tek gjoksi i saj.