Shkup, 8 dhjetor – Gjithçka filloi me jogurtin në gotë. Sasia e tij u zvogëlua prej 200 gram në 180 gram, që në shikim të parë rrallë kush e vërejti, shkruan gazeta KOHA. Më vonë konsumatorët edhe pse kuptuan se në gotë ka më pak jogurt, megjithatë për shkak të shprehisë vazhduan të konsumojnë të njëjtin jogurt. Trendi i ngjashëm vazhdoi edhe me çokollatat, që në vend se 100 gram, tani shiten për të njëjtin çmim, por me paketim prej 90 gram, që do të thotë se në fakt çmimi i tyre është shtrenjtuar. Bile edhe çokollatat prej 300 gram u zvogëluan në 250 gram. Supat u zvogëluan prej 70 në 50 gram, ndërsa napolitankat prej paketimit ekonomik prej një kilogrami u zvogëluan në 840 gram. Zvogëlim të paketimit përjetuan edhe sallamet, salsçiçet dhe përpunimet e tjera të mishit, që shiten të paketuara. Shitjen e prodhimeve të ndryshme me zvogëlim të sasisë dhe mbajtjen e çmimit të njejtë, dhe ndonjëherë edhe shtrenjtimin e tyre e praktikojnë të gjithë prodhuesit dhe shitësit jo vetëm në Maqedoni, por edhe në të gjitha shtetet e rajonit dhe më gjerë. Në këtë mënyrë, prodhuesit mbesin konkurrent në treg pasi në shikim të parë nuk kanë shtrenjtuar prodhimin, ndërsa në të vërtetë blerësi fiton sasi më të vogël të prodhimit, me çmim më të lartë se më parë. Ajo çka duhet në shikim të parë si imtësi, në të vërtetë sjell kursime me miliona për tregtarët dhe industrinë, në kurriz të konsumatorëve, pasi tregtarët e llogarisin marzhën e tyre përkundër sasive, ndërsa edhe prodhuesit e kanë fitimin e tyre të përllogaritur. Nga Organizata e Konsumatorëve thonë se mashtrim i qytetarëve llogaritet nëse nuk është e shënuar sasia, andaj rekomandojnë që qytetarët… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.