Shkup, 16 nëntor – Në periudhën janar – shtator të këtij viti vlera e përgjithshme e punëve të deritanishme ndërtimore arrin 2.303.553.000 denarë, që është për 16,6 për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
Në nëntë muajt e parë të sivjetëm, operativa ndërtimore nga Maqedonia jashtë vendit ka kryer punë ndërtimore në vlerë të përgjithshme prej 1. 237. 687.000 denarësh, që është për 38,8 për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti paraprak. Në atë periudhë është vërejtur vëllim i rritur i punëve të kryera ndërtimore në Holandë.