Numri i punëtorëve në industri në shtator të këtij viti në krahasim me shtatorin e vitit t kaluar është zvogëluar për 1,6 për qind, ndërsa në nëntë muajt e parë të vitit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar për 1,3 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.
Numri i punëtorëve në sektorin e minierës dhe nxjerrjes së gurëve në shtator të këtij viti në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, shënon rënie prej 3,6 për qind, në industrinë e përpunuar prej 1,5 për qind, ndërsa në sektorin e funizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar rënie prej 0,4 për qind.
Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri në shtator të këtij viti krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar shënon rritje te prodhimet kapitale prej 6,9 për qind, ndërsa rënie te energjia për 1,9 për qind, prodhimet intermediare, përveç energjisë për 1,7 për qind, prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjërë për 4,1 për qind dhe prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjërë për 4,7 për qind. (koha.mk)