Shkup, 4 shkurt – Niveli i lumit Pena, Radika, Sateska dhe Lumit të Madh shënon ulje, ndërsa kritike janë nivelet e lumenjve Treska, Vardar, Borotinsko Blato dhe Pçinja, informojnë nga DPHM.
Në stacionet hidrologjike nivele të larta akoma shënojnë lumenjtë Vardar në Jegunoc, Radushë, Shkup, lumi Pena në Tetovë, Treska në Makedonski Brod, Radika në Urën e Boshkos, Sateska në Botun, Lumi i Madh në Resnjë.
“Sipas paralajmërimeve të sinoptikëve për zvogëlimin e reshjeve, pritet edhe zvogëlimi i presionit ndaj lumenjve me sasi të reja uji edhe atë fillimisht në pjesët e sipërme të pellgjeve”, theksojnë në kumtesë.
Reshjet dhe shkrirja e borës kontribuuan me rritje të niveleve në pellgjet e lumenjve Radika, Vardar (rrjedha e epërme), Treska, Kiçevska, Lumi i Vogël (Samakov), Drini i Zi, Sateska, Koselska, Cërna Reka (rrjedha e epërme),…
Në kumtesë thuhet se për shkak të shirave të rrëmbyeshme intensive ka përmbytje lokale të vërshueshme në Tetovë, Kërçovë dhe Ohër.