Zvogëlohet jetëgjatësia në SHBA

38

Jetëgjatësia në Shtetet e Bashkuara u zvogëlua për një vit e gjysmë gjatë vitit 2020. Të dhënat e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA tregojnë se jetëgjatësia mesatare ra nga 78.8 vjet në vitin 2019, në 77.3 vjet më 2020. Sipas studiuesve, pandemia e koronavirusit është shkaktari kryesor për rënien, ndërsa vdekjet nga droga janë faktor kontribuues. Mbi 600,000 amerikanë kanë humbur jetën deri më tash nga koronavirusi. Të dhënat zyrtare, të publikuara javën e kaluar, kanë treguar se 93,331 amerikanë kanë vdekur nga mbidoza e drogës, vitin e kaluar.

Shifra nënkupton gati 30 për qind rritje krahasuar me vitin 2019. Rënia e jetëgjatësisë në vitin 2020 është rënia më e theksuar vjetore që nga Lufta e Dytë Botërore, thanë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA. Sipas raportit, gjatë pandemisë janë rritur edhe pabarazitë racore dhe etnike. Burrat hispanikë panë zvogëlimin më të madh të jetëgjatësisë – me 3.7 vjet, ndërsa burrat afrikano-amerikanë panë rënie për 3.3 vjet. Gratë afrikano-amerikane dhe hispanike gjithashtu panë rënie më të theksuara sesa burrat dhe gratë e bardha