Shkup, 8 janar – Komunikacioni në rrugët në vend po zhvillohet nëpër rrugë të thata në vendet më të ulëta, ndërsa në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Dukshmëri e zvogëluar prej 50-200 metra për shkak të mjegullës ka në Strugë, Makedonski Brod, Resnje, Kërçovë dhe nga Katlanova deri te tuneli Katlanovë dukshmëria është prej 100-150 metra.
Siç kumtoi NP Rrugët e Maqedonisë, në disa akse rrugore, të cilat kalojnë nëpër grykat është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve të imëta.
Nga NP Rrugët e Maqedonisë, apelojnë në vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë. Ekipet kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë vazhdimisht janë në terren dhe i mirëmbajnë të gjitha vendkalimet të kalueshme.