Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet rrjedhshëm në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Mjegull me dukshmëri prej 50 deri 100 metra ka në aksin rrugër fdhati Lisec – Kodra e Diellit, informoi LAMM. Për shkak të grevës së bujqve grekë, vendkalimi kufitar Evzoni ende është i mbyllur për komunikacion. Vendkalimet kufitare Dojran dhe Mexhitlia janë të hapura për qarkullim. Në vendkalimet kufitare, përveç në Bogorodicë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Intensiteti i komunukacionit në aksetb rrugore jashtë mjediseve të qytetit është i matur. Nëpër qafat dhe grykat është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve të vogla të dheut, veçanërisht në akset rrugore Koçan – Makedonska Kamenicë – Delçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrorvë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnje – Bukovë. NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon në vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.