Banorët e Shkupit sipas propozimit të NP “Ujësjellës dhe kanalizim” do të paguajnë për ujin e pijshëm dhe ujërat e zeza 28,67 denarë për metër kub, që është për 0,72 denarë më i ulët nga çmimi i tanishëm, por nga ky vit në faturën e ujit banorët e Shkupit do të kenë edhe shpenzim shtesë prej 2,04 denarë për stacionet e pastrimit për ujërat e zeza të lumenjve Lepenec dhe Treska. Ashtu siç publikoi paraprakisht MIA, duke filluar nga 1 janari i vitit 2018 tarifa e shërbimeve të ujit formohet sipas propozimit të Komisionit Rregullative të Republikës së Maqedonisë.
NP “Ujësjellës dhe kanalizim” e konfirmon çmimin e ujit në bazë të tarifës së Komisionit Rregullativ për Energjetikë, ndërsa propozimi i miratuar i ndërmarrjes është oferta më e ulët. NP “Ujësjellës dhe kanalizim” ka marrë tre propozime për korrigjim të çmimit të shërbimeve të ujit nga ana e KRE-së dhe deri te BD i ndërmarrjes ka propozuar të pranohet tarifa më e ulët e ujit për pije dhe shpenzimi për ujërat e zeza, si dhe për stacionet e pastrimit.
Bordi Drejtues i ka pranuar propozimet për korrigjim të çmimeve në seancën e 10 janarit të vitit 2018. Propozimi duhet të marrë pëlqim edhe nga Këshilli i Qytetit të Shkupit, i cili ka paralajmëruar seancë më 31 janar, ndërsa duhet të vlejë për ujin e harxhuar dhe për ujërat e zeza nga 1 janari i vitit 2018, por nga ndërmarrja, potencojnë se procesi i përgatitjes së faturave për ujë për janarin është në rrjedhë dhe se do të dorëzohen deri te konsumatorët me çmim të vjetër. Çmimet e reja do të vlejnë pasi që vendimi do të hyjë në fuqi.