Shkup, 25 dhjetor – Hynë në fuqi tri tariforet e reja me të cilat prej 20 deri në 90 për qind zvogëlohen çmimet e shërbimeve të cilat i ofron Agjencia për Kadastrën e patundshmërive.
“Në tariforen për kompensimin për regjistrimin e objekteve çmimet zvogëlohen mesatarisht për 90 për qind. Në tariforen për regjistrimin e patundshmërive në Kadastër zvogëlohen në mesatare për 51 për qind, ndërsa çmimet në tariforen për kompensimin për shfrytëzimin e të dhënave prej sistemit gjeodezik – kadastral zvogëlohen mesatarisht për 28 për qind”, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski në konferencën e sotme për shtyp.
Ai theksoi se me masën për zvogëlimin e çmimeve të shërbimeve të Kadastrës është plotësuar premtimi i dhënë në programin qeveritar. Për periudhën e ardhshme premtoi sjelljen e ligjit të ri për veprimtari gjeodezike prej Ligjit për Kadastrën e patundshmërive.
“Ky ligj është i nevojshëm që të harmonizohemi me rregullativën evropiane sa i takon vendosjes së datës së re gjeodezike dhe përpunimit të projeksionit të ri kartografik të vendit”, tha Sugareski.
Drejtori i Agjencisë për Kadastrën e patundshmërive, Boris Tunxhev precizoi se tariforet e reja për shërbimet që i ofrojnë ndaj qytetarëve dhe kompanitë janë publikuar në Gazetën Zyrtare.
Për regjistrimet e të drejtave në bazë të sendërtimeve dhe legalizimit të objekteve të ndërtuara në mënyrë të jashtëligjshme është zvogëluar për 20 për qind, ndërsa gjithashtu po aq lirohen edhe dokumentet për shënimin për ndërtesat më të mëdha për strehim.
Ai theksoi se kompensimi për bujqit është zvogëluar prej 38 deri në 80 për qind.
Zvogëlimi i çmimeve të shërbimeve, potencoi, nuk do të reflektojë mbi punën e Kadastrës dhe shtoi se me masa të tjera do të zvogëlohen shpenzimet të cilat janë bërë në të kaluarën për më shumë shërbime të cilat nuk kanë qenë në funksion të përmirësimit të punës.