Shkup, 18 mars – Është zvogëluar numri i polisave të sigurimeve në bujqësi për rreth 60 për qind, kumtoi sot drejtori i Agjencisë për Supervizionin e Sigurimeve, Klime Poposki.
Në vitin 2015 numri i polisave ka qenë 5.000, ndërsa vitin e kaluar janë shitur vetëm 2.000.
Sipas Poposkit, është e mundur të ndryshojë i gjithë sistemi për sigurim në bujqësi. Kjo do të bisedohet edhe në tribunën e sotme të Ministrisë resore.
“Mesatarisht, në vit, deri më tani për sigurime në bujqësi prej fatkeqësive elementare paguheshin nga 300 milionë denarë”, tha Poposki para fjalimit të tribunës në të cilën marrin pjesë edhe bujq edhe përfaqësues të shkencës.