Shkup, 30 janar – Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit zhvillohet në kushte dimri nëpër rrugë të lagështa, në disa vende të larta me mbetje të borës nëpër rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë”.
Ulje të dukshmërisë për shkak paraqitjes së mjegullës deri 50 metra ka në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit deri 100 metra në Stracin, prej 100 -150 metra në aksin rrugor Negotinë – Radovish, deri 100 metra në qafën malore Gjavatë dhe deri 50 metra në qafën malore Pletvar, pwrcjellw gazeta KOHA.
Në disa akse rrugore të cilat kalojnë përmes qafave malore është e mundur paraqitje e shembjeve të dheut.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.
NP “Rrugët e Maqedonisë” rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes me kushtet në rrugë. (koha.mk)